Kryetari i veteranëve të Kamenicës viziton krerët e UÇK-së në Hagë: I gjeta të fortë

Kryetari i veteranëve të Kamenicës viziton krerët e UÇK-së në Hagë: I gjeta të fortë

Kryetari i veteranëve të Kamenicës viziton krerët e UÇK-së në Hagë: I gjeta të fortë

Kryetari i veteranëve të UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, ka përfunduar sot vizitat te krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Limoni ka bërë të ditur se vizitat janë zhvilluar më 23, 24 dhe 25 nëntor, duke shprehur gëzimin për gjendjen shëndetësore dhe qëndrueshmërinë e tyre.

“Më gëzoi pa masë fakti që i gjeta mirë me shëndet, të fortë dhe të palëkundur, si gjithmonë. Qëndresa, dinjiteti dhe forca e tyre janë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Limoni.

Ai ka veçuar takimin e sotëm me Salih Mustafën, të njohur si komandant Cali, me të cilin ka kaluar 3 orë.

“Më habiti dhe më emocionoi qëndrimi i tij, ashtu siç e kam njohur gjithmonë: i fortë, i qetë dhe plot dinjitet. Tri orë që kaluam së bashku m’u dukën si tre minuta”, ka shkruar ai.

Limoni ka shprehur respektin dhe krenarinë për kontributin e tyre në luftën për lirinë e Kosovës, duke përmbyllur postimin me thirrjen “Liri për çlirimtarët!”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Italia kritikon Ukrainën për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi: Ishte gabim

Italia kritikon Ukrainën për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi: Ishte gabim

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

Prokuroria nis hetimet ndaj Atifete Berishës, e dyshuar për mashtrim me paratë e mbledhura në ‘GoFundMe’ për shërimin e një pesëvjeçareje

Prokuroria nis hetimet ndaj Atifete Berishës, e dyshuar për mashtrim me paratë e mbledhura në ‘GoFundMe’ për shërimin e një pesëvjeçareje