Spanja ‘paralizohet’ nga greva e përgjithshme, qindra mijëra qytetarë protestojnë

Spanja ‘paralizohet’ nga greva e përgjithshme, qindra mijëra qytetarë protestojnë

Spanja ‘paralizohet’ nga greva e përgjithshme, qindra mijëra qytetarë protestojnë

Qindra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Spanjës, në grevën e parë të përgjithshme pas 14 vjetësh, për të protestuar kundër krizës së strehimit, pagave të ulëta dhe rritjes së kostos së jetesës.

Sponsor 3M Express

Greva 24-orëshe, e organizuar nga sindikatat më të mëdha të vendit nën sloganin “Pagat, banesat dhe çmimet”, shkaktoi ndërprerje të punës në industri, porte dhe transport.

Në Madrid, organizatorët raportuan mbi 500 mijë protestues, ndërsa autoritetet vlerësuan pjesëmarrjen në 120 mijë.

Në Barcelonë, sipas organizatorëve, morën pjesë 400 mijë persona, krahasuar me 55 mijë të raportuar nga policia.

Protestat u shoqëruan me përleshje mes policisë dhe demonstruesve të maskuar në Madrid dhe Barcelonë.

Mbi 70 persona u arrestuan, ndërsa policia regjistroi rreth 1.500 incidente.

Në qendër të pakënaqësisë është kriza e strehimit, pasi qiratë në Spanjë janë rritur me rreth 80 për qind gjatë dekadës së fundit, ndërsa pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm.

Ndikimi i grevës u ndie edhe në ekonomi, me një rënie prej 25.6 për qind të kërkesës për energji elektrike në industri.

Sindikatat raportuan pjesëmarrje deri në 90 për qind në porte dhe në industrinë automobilistike.

Ndërsa sindikatat e cilësuan grevën si sukses, organizatat e punëdhënësve e konsideruan dështim.

Sekretari i përgjithshëm i UGT-së, Pepe Álvarez, deklaroi se kushdo që të jetë në pushtet “do të duhet ta dëgjojë popullin”. /Telegrafi/

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë