Sindikata e KEK-ut paralajmëron grevë: Mund të jetë katastrofike për Kosovën

Sindikata e KEK-ut paralajmëron grevë: Mund të jetë katastrofike për Kosovën

Sindikata e KEK-ut paralajmëron grevë: Mund të jetë katastrofike për Kosovën

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka paralajmëruar se punëtorët mund të hyjnë në grevë nëse menaxhmenti dhe bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës nuk u përgjigjen kërkesave të tyre për rritje dhe nivelizim të pagave, si dhe për pagesën e pagës së 13-të.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “Gazeta”, Jashari tha se para paralajmërimit të protestës nuk kishin marrë asnjë ftesë për takim nga menaxhmenti. Sipas tij, ftesa për takim erdhi vetëm pasi sindikata njoftoi për protestën.

“Për takim me menaxhmentin nuk patëm asnjë ftesë. Posa e lajmëruam protestën për ditën e sotme, na ftuan për datën 9, me shpresën se do të arrihet diçka. Na njoftuan se do të na kontaktonin të martën, por pritëm me orë të tëra dhe nuk patëm asnjë sinjal”, deklaroi Jashari.

Ai bëri të ditur se të mërkurën kanë mbajtur tri takime me punëtorët, ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale, pakënaqësitë lidhur me kushtet e punës dhe çështjen e pagave.

Jashari u bëri apel menaxhmentit dhe bordit të KEK-ut që t’i marrin seriozisht kërkesat e punëtorëve, duke paralajmëruar se në të kundërtën mund të pasojë greva.

“Përmes këtij mediumi i bëj apel menaxhmentit dhe bordit që këtë çështje ta marrin seriozisht. Shumë shpejt mund të vijmë deri te një grevë, e cila mund të jetë katastrofike për Kosovën. Përgjegjësinë do ta mbajnë institucionet”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle

Hoxhaj në forumin në Irak: Kosova u ndërtua me mbështetjen amerikane dhe evropiane

Hoxhaj në forumin në Irak: Kosova u ndërtua me mbështetjen amerikane dhe evropiane

Rusia minimizon mundësinë e bisedimeve të paqes me Evropën

Rusia minimizon mundësinë e bisedimeve të paqes me Evropën