Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë

Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë

Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se nëse do të ketë një samit të NATO-s në vitin 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë.

Në një komunikim me mediet në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Rama iu përgjigj interesit mbi diskutimet e fundit lidhur me zhvillimin e Samitit të NATO-s.

Sponsor 3M Express

“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e Samitit të NATO-s. Nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurt jo në 2027. Në 2028, nëse do të ketë një samit do të zhvillohet në Tiranë dhe nuk ka asnjë dyshim. Gjithçka thuhet rreth saj janë të gjitha gjepura”, u shpreh Rama.

Pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë të Holandës, u njoftua se liderët e 32 vendeve anëtare kishin marrë një vendim unanim që Tirana të priste samitin e vitit 2027.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle

Hoxhaj në forumin në Irak: Kosova u ndërtua me mbështetjen amerikane dhe evropiane

Hoxhaj në forumin në Irak: Kosova u ndërtua me mbështetjen amerikane dhe evropiane

Rusia minimizon mundësinë e bisedimeve të paqes me Evropën

Rusia minimizon mundësinë e bisedimeve të paqes me Evropën

Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë | Momenti