Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori, policia paralajmëron kontrolle dhe gjoba

Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori, policia paralajmëron kontrolle dhe gjoba

Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori, policia paralajmëron kontrolle dhe gjoba

Më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.

Sponsor 3M Express

Policia do të kryejë kontrolle në trafik, ndërsa shoferët që nuk i përmbushin kushtet e parapara do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarësh.

Detyrimi për pajisje dimërore vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo ngrica.

Çfarë duhet të kenë automjetet?

* Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.

Automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Lexo edhe

“E premtja me Halilin” nis nesër në TV Dukagjini

“E premtja me Halilin” nis nesër në TV Dukagjini

FSHF-ja nderon Armando Sadikun, tifozët e duartrokasin

FSHF-ja nderon Armando Sadikun, tifozët e duartrokasin

Kurti diskuton me Alain Bersetin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kurti diskuton me Alain Bersetin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës