Shpëtohet foshnja 11-muajshe që dyshohet se babai e varrosi të gjallë në një kafaz për qen në Karolinën e Jugut

Shpëtohet foshnja 11-muajshe që dyshohet se babai e varrosi të gjallë në një kafaz për qen në Karolinën e Jugut

Shpëtohet foshnja 11-muajshe që dyshohet se babai e varrosi të gjallë në një kafaz për qen në Karolinën e Jugut

I varrosur i gjallë brenda një kafazi për qen dhe i mbuluar me dhe, një foshnjë 11-muajshe ka mbijetuar për rreth 24 orë, para se të shpëtohej nga ekipet e kërkim-shpëtimit në Karolinën e Jugut të SHBA-së. Vogëlushi Koah Sharpe u gjet në gjendje kritike, pasi kërkuesit dëgjuan të qarat e tij nën dhe.

Sponsor 3M Express

Sherifi i qarkut Lexington, Jay Koon, bëri të ditur se foshnja ishte mbështjellë me një peshqir, ishte vendosur brenda kafazit dhe më pas ishte mbuluar me një shtresë të cekët dheu.

Momentin kur e zbuluan, kërkuesit e dëgjuan vogëlushin duke qarë. Sherifi e përshkroi atë si “tingullin më të gëzueshëm që mund ta dëgjosh nga një foshnjë duke qarë”.

“Pa dyshim, Zoti është i madh”, deklaroi Koon gjatë një konference për media.

Kërkimet për foshnjën dhe babanë e tij, 25-vjeçarin Michael Comer, kishin nisur të hënën pasdite, pasi autoritetet u njoftuan për zhdukjen e tyre.

Sipas sherifit, Koah ishte lënë nën kujdesin e babait në shtëpinë e nënës së tij, e cila kishte dalë për të kryer një obligim. Një kujdestar tjetër pritej të shkonte në shtëpi, por kur mbërriti, nuk gjeti aty as babanë dhe as foshnjën.

Deputetët e sherifit arritën ta lokalizonin Comerin të hënën vonë, në zonën e Batesburg-Leesville, por foshnja nuk ishte me të. Pas kësaj, rreth 100 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës dhe personel tjetër u angazhuan në kërkimin urgjent të vogëlushit.

Të martën pasdite, gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së babait, kërkuesit vunë re dheun e trazuar rishtazi, rreth 45 metra brenda një zone pyjore. Kur nisën të kontrollonin vendin dhe të gërmonin, dëgjuan Koahun duke qarë.

“Kur filluan ta kontrollonin zonën dhe të gërmonin, mund ta dëgjonin Koahun duke qarë. Siç mund ta imagjinoni, të gjithë u vunë në lëvizje për ta nxjerrë sa më shpejt”, tregoi sherifi.

Bazuar në të dhënat për lëvizjet e babait, hetuesit besojnë se foshnja kishte qëndruar nën dhe për rreth 24 orë. Sipas Koonit, peshqiri me të cilin ishte mbështjellë mund të ketë krijuar një hapësirë të vogël ajri, duke i mundësuar të mbijetonte deri në momentin kur u gjet.

Vogëlushi është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas sherifit, mjekët shpresojnë që ai të rikuperohet plotësisht.

“Shpresojmë që, duke qenë vetëm 11 muajsh, ai të mos e kujtojë shumë këtë ngjarje kur të rritet, por të ketë një histori frymëzuese për të treguar”, u shpreh Koon.

Ndërkohë, Comer ishte gjetur të hënën mbrëma në një objekt ndihmës në oborrin e një shtëpie në Batesburg. Sipas sherifit, ai nuk kishte dhënë shumë informacione për vendndodhjen e foshnjës.

Fillimisht, 25-vjeçari u arrestua nën dyshimet për vjedhje me thyerje dhe rezistencë ndaj arrestimit. Autoritetet janë duke bashkëpunuar me zyrën lokale të prokurorit për të përcaktuar se cilat akuza të tjera mund të ngrihen ndaj tij.

“Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë dhe sot thjesht të festojmë faktin se një foshnjë 11-muajshe është gjallë”, përfundoi sherifi Koon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri