Kurti në Paris kërkon statusin e vendit kandidat në BE, thotë se vendi është gati të pranojë pyetësorin dhe të ecë përpara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e Francës për sigurimin e vendimit të Këshillit Evropian për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi synon të marrë statusin e kandidatit dhe të nisë negociatat për anëtarësim.

Sponsor 3M Express

Kërkesën Kurti e ka paraqitur gjatë një takimi me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, ku ishte i ftuar mbrëmjen e së martës.

Gjatë fjalës hyrëse, Kurti foli për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e rolit të Francës në të ardhmen evropiane të vendit, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

Ai tha se dialogu politik me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka krijuar mundësi për thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Kurti përmendi edhe pesë marrëveshjet dhe instrumentet e nënshkruara në korrik, përfshirë dy marrëveshje për bashkëpunim juridik, një për mësimin e gjuhës frënge, kredinë prej 60 milionë eurosh për investime infrastrukturore në kuadër të Lojërave Mesdhetare dhe letrën e synimit për bashkëpunim për “Prishtina 2030”.

Duke folur për rrugën evropiane të Kosovës dhe rreziqet nga akterët e jashtëm në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se Franca ka qenë vazhdimisht mbështetëse e zgjerimit të Bashkimit Evropian, të cilin e cilësoi si riunifikim të Evropës.

Ai theksoi se Kosova e ka përcaktuar orientimin e saj strategjik dhe kërkon që procesi i anëtarësimit në BE të bazohet në merita.

“Aplikimi ynë për anëtarësim në BE po pret hapin e radhës që nga dhjetori i vitit 2022. Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë”, tha ai.

Kurti shtoi se Kosova është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të vazhdojë përpara në procesin e integrimit, ndërsa kërkoi ndihmën e Francës për të siguruar vendimin përkatës nga Këshilli Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

Kurti në Paris kërkon statusin e vendit kandidat në BE, thotë se vendi është gati të pranojë pyetësorin dhe të ecë përpara | Momenti