​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet.

Sponsor 3M Express

Hoti ka kritikuar Qeverinë për mungesë të marrjes së përgjegjësisë në organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, duke kërkuar që ekzekutivi të marrë përsipër financimin e plotë të projekteve të nevojshme, në rast se Komuna e Prishtinës nuk arrin t’i realizojë ato.

Fillimisht deputeti i LDK-së, Hoti, i ka quajtur Lojërat Olimpike, ato Mesdhetare, ndërsa Murati i ka kthyer përgjigje.

Komisioni për BuxhetFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Lojërat Olimpike (Mesdhetare), me Komunën e Prishtinës “kërrsh” jeni bërë duke u shtyrë njëri me tjetrin. Duhet të marrësh pronësi, ti qeveri je”.

“T’i të marrësh pronësi për të gjitha ato, për krejt buxhetin që duhet për Lojërat Olimpike edhe t’i inkuadrosh ti në buxhet nëse Komuna e Prishtinës nuk e bën, edhe komunat tjera sepse do të shpërndahen gjithandej, duhet të marrësh pronësi. Në 2030-tën do të ndodhin, më 2027 ose 2028 do të duhej të përfundonin plotësisht”, theksoi Hoti.

Deputeti i LDK-së, Avdullah HotiFOTO: Ridvan Slivova/Telegrafi/

Në përgjigjen e tij, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për Lojërat Mesdhetare është akomoduar në kuadër të Ministrisë së Sportit, por theksoi se ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ndërtohen objekte sportive.

“Tek çështja e Lojërave Mesdhetare, edhe këtu kemi situatën e ngjashme meqenëse ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ketë ndërtim”.

“Ideja ka qenë që të ketë një grumbullim dhe në momentin që ka qartësim, Ministria e Sportit mund të vazhdojë me zbatimin e projektit por buxhetimi, pra jemi munduar që ta akomodojmë të gjithë shumën në buxhet të Ministrisë së Sportit”, deklaroi Murati.

Hekuran Murati FOTO: Ridvan Slivova/Telegrafi/

Debati vjen në një kohë kur përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 vazhdojnë të përballen me sfida, ndërsa organizimi i tyre kërkon koordinim mes institucioneve dhe realizimin me kohë të projekteve infrastrukturore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030? | Momenti