Filmi spanjoll për grabitjen e bankës bëhet filmi më i shikuar në Netflix, arrin 17.2 milionë shikime

Filmi spanjoll “Collision Course”, me regji të Daniel Sanchez Arevalos, është renditur si filmi më i shikuar në Netflix gjatë javës 2-8 nëntor, duke grumbulluar plot 17.2 milionë shikime dhe 30.3 milionë orë shikimi.

Sponsor 3M Express

Thrilleri, i publikuar më 30 tetor, ka arritur të tejkalojë dukshëm edhe filmin më të shikuar në gjuhën angleze, “A Dog’s Perfect Christmas”, i cili regjistroi 8.6 milionë shikime.

Ndërsa në vendin e dytë në listën e filmave në gjuhë të huaja u rendit “My Best Friend”, me 11.4 milionë shikime.

– YouTube www.youtube.com

Ngjarja e “Collision Course” zhvillohet në Madrid, në kohën e krizës ekonomike në Spanjë, dhe përqendrohet te një grabitje banke që merr një kthesë të papritur pasi vetura e grabitësve aksidentohet.

Filmi paraqet versione të ndryshme të asaj që mund të ndodhë pas përplasjes, ndonëse një nga elementet më të veçanta të historisë është se disa prej grabitësve punojnë në polici dhe përfshihen në hetimin e krimit që kanë kryer vetë.

Në kastin e filmit janë emra të njohur të kinematografisë spanjolle si Laia Costa, Karra Elejalde, Luis Zahera, Tamar Novas, Alvaro Cervantes dhe Lluís Homar.

Pavarësisht suksesit në shikueshmëri, pritja nga kritika ka qenë e përzier.

Disa recensues e kanë vlerësuar për tensionin, ritmin dhe qasjen interesante ndaj filmave me grabitje, e të tjerë kanë kritikuar mungesën e thellësisë së personazheve dhe faktin se historia mbështetet më shumë te kthesat e papritura sesa te zhvillimi i tyre.

Megjithatë, filmi ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut në Netflix, duke u renditur dukshëm përpara titujve të tjerë gjatë javës së fundit të raportuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

Zvicra ia refuzoi shtetësinë një gruaje turke, kantoni kritikon komunën për arsyetimin

Zvicra ia refuzoi shtetësinë një gruaje turke, kantoni kritikon komunën për arsyetimin

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

Filmi spanjoll për grabitjen e bankës bëhet filmi më i shikuar në Netflix, arrin 17.2 milionë shikime | Momenti