Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

Një debat i tensionuar është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2027.

Sponsor 3M Express

Përplasja nisi pasi Murati refuzoi të përfshihej në debat me Hotin, duke deklaruar se nuk ishte i interesuar. Ky qëndrim nxiti reagimin e deputetit të LDK-së, i cili iu drejtua ministrit me akuza të ashpra.

“Me këtë nuk bëhet debat. Nuk je i interesuar, sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, ka thënë Hoti.

Në debat ndërhyri edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, i cili e kundërshtoi deklaratën e deputetit të LDK-së, duke thënë se ai nuk po e thoshte të vërtetën.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Avdullah Hoti iu drejtua deputetit të VV-së duke i kërkuar të mos e ndërpriste gjatë fjalës.

“Të lutem, veç rri në vend tandin”, ka deklaruar Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Rrahje brutale në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur

Ekskluzive | Rrahje brutale në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur

Kurti kërkon nga Franca mbështetje për statusin kandidat në BE

Kurti kërkon nga Franca mbështetje për statusin kandidat në BE

KOK: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

KOK: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030