Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se shkeli urdhrin mbrojtës dhe ka kanosur ish-bashkëshorten.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Graçanicë.
“Graçanicë 11.11.2026. Raportohet se ish bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, e ka shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës dhe i njëjti e ka kanosur ish bashkëshorten”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/





