SHBA-ja tërhiqet nga Kupa e Botës U17 në Katar, shkak situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

SHBA-ja tërhiqet nga Kupa e Botës U17 në Katar, shkak situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

SHBA-ja tërhiqet nga Kupa e Botës U17 në Katar, shkak situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Përfaqësuesja U17 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është tërhequr nga Kupa e Botës, e cila pritet të nisë më 19 nëntor në Katar.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve lidhur me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Sponsor 3M Express

Federata Amerikane e Futbollit ua ka komunikuar vendimin futbollistëve përmes një letre zyrtare.

“Për fat të keq, nuk jemi më në gjendje të marrim pjesë në turne. Mirëqenia e lojtarëve dhe stafit tonë ka qenë gjithmonë përparësia jonë kryesore”, thuhet në letër.

Tërheqja është konfirmuar edhe nga FIFA, e cila ka bërë të ditur se vlerësimi i saj për sigurinë e turneut mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e Grupit J, ku përveç SHBA-së bëjnë pjesë Mali i Zi, Kili dhe Algjeria.

Vendimi i amerikanëve vjen vetëm pak ditë para fillimit të turneut botëror.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë

Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë

SHBA-ja tërhiqet nga Kupa e Botës U17 në Katar, shkak situata e sigurisë në Lindjen e Mesme | Momenti