Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Njësitë e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës (SOF) kanë goditur për herë të tretë rafinerinë e naftës në Omsk të Rusisë, më 11 nëntor, me dronë që përshkuan afro 3.000 kilometra deri te objektivi.

Sponsor 3M Express

Rafineria e Omskut është më e madhja në Rusi dhe është pjesë e kompanisë Gazprom Neft. Ajo përpunon më shumë se 21 milionë tonë naftë në vit, duke prodhuar benzinë, naftë dizel, karburant për aviacionin dhe produkte petrokimike.

Objekti ndodhet rreth 2.500 kilometra larg kufirit ukrainas dhe konsiderohet rafineria më e largët në territorin rus që është goditur nga dronët ukrainas, transmeton Telegrafi.

Sulmi i parë ndaj kësaj rafinerie u krye më 6 korrik. Pas goditjes, objekti ndërpreu plotësisht përpunimin e naftës dhe u nxor jashtë funksionit për t’iu nënshtruar riparimeve.

Rafineria u godit për herë të dytë më 8 tetor, ndërsa sulmi i 11 nëntorit shënon goditjen e tretë ndaj të njëjtit objekt.

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës deklaruan se do të vazhdojnë të godasin objektivat ruse, pavarësisht distancës së tyre.

“SOF do t’ia kthejë Rusisë luftën që ajo e nisi, pavarësisht se sa larg përpiqet armiku t’i fshehë objektet e tij”, thuhet në deklaratën e tyre. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO: Llogarisim në presidencën irlandeze

Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO: Llogarisim në presidencën irlandeze

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Zelensky: Kufizimet në funksionimin e Starshield po pengojnë ushtrinë të neutralizojë dronët rusë

Zelensky: Kufizimet në funksionimin e Starshield po pengojnë ushtrinë të neutralizojë dronët rusë

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra | Momenti