Shiroka Pula dhe ambasadori francez diskutojnë për thellimin e partneritetit

Shiroka Pula dhe ambasadori francez diskutojnë për thellimin e partneritetit

Shiroka Pula dhe ambasadori francez diskutojnë për thellimin e partneritetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

Sponsor 3M Express

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën, si një vend me rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane”, thuhet në njoftim.

“Ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet më tej.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ron Raçi i pakënaqur te Hajduk Split, mbrojtësi i Kosovës befason – po mendon largimin në janar

Ron Raçi i pakënaqur te Hajduk Split, mbrojtësi i Kosovës befason – po mendon largimin në janar

Ndërron jetë ish-deputeti dhe ministri, Samka Ibraimovski

Ndërron jetë ish-deputeti dhe ministri, Samka Ibraimovski

LEX | Një muaj paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e djalit të tij në Gjilan

LEX | Një muaj paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e djalit të tij në Gjilan