Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte (VIDEO)

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte (VIDEO)

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka hedhur kritika të shumta ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët sipas saj, nuk kanë dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se Gërvalla dhe Sveçla janë në krye të institucioneve, në të cilat ka dështuar zinxhiri për të ofruar mbrojtje për tashmë të ndjerën.

“Më vjen keq që dorëheqja në shoërinë kosovare dhe në jetën publike, duket sikur dorëzim, sikur akt jo i denjë, jo i nevojshëm. Porn ë fakt është një akt fisnik dhe moral, karshi atyre q ëtë kanë besu e votu…Në dy lloj pozicione, Gërvalla qëndron e heshtur, duke e vënë përgjegjësinë te krejt të tjerët, por jo edhe te vetja, derisa mban dy pozicione.”, ka thënë ajo.

Hoxha ka thënë se përgjegjësia nuk është veç institucionale, por është edhe morale, duke shtuar se edhe nëse nuk do të jepnin dorëheqje, Kurti do të duhej t’i shkarkonte.

“Këtu janë dy lloj përgjegjësi. Ne nuk e kemi parë as përgjegjësinë institucionale, e as atë morale. Pa përgjegjësi morale nuk ka as përgjegjësi institucuonale. Por, nëse nuk kanë jep dorëheqje, është dashur kryeministri t’i shkarkojë, sepse të kanë dështu disa zinxhirë institucionalë.”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë

Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë

Grupe të vogla protestuesish para Kryeministrisë në Tiranë

Grupe të vogla protestuesish para Kryeministrisë në Tiranë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, Qeveria nuk po i përmbush obligimet

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, Qeveria nuk po i përmbush obligimet

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte (VIDEO) | Momenti