Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike, por Kosova fitoi

Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike, por Kosova fitoi

Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike, por Kosova fitoi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, e ka cilësuar ditën e djeshme si një nga ditët më të vështira të karrierës së tij të shkurtër politike.

Sponsor 3M Express

Në një reagim të gjatë, Sadiku ka thënë se ishte i ndarë mes përgjegjësisë institucionale, drejtësisë, së kaluarës së LDK-së dhe dashurisë së tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por që siç tha ai, kishte zgjedhur të respektonte vendimin e përbashkët të partisë, transmeton Klankosova.tv.

“Kam zgjedh me respektu vendimin e përbashkët të partisë. Jo vetëm pse është vendim, por sepse unë besoj në bashkëpunim. Besoj në grup. Besoj në organizim. Besoj përtej individit”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka thënë se e kishte parashikuar se do të përballej me kritika dhe ofendime, duke shtuar se pjesa më e vështirë për të është të jetojë me vendimet që merr.

“Unë nuk dua me qenë politikan që e ndryshon bindjen sipas duartrokitjeve të ditës. As politikan që, kur vendimi është i vështirë, fshihet pas të tjerëve”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka marrë përgjegjësinë për qëndrimin e tij politik, duke theksuar se kishte vendosur të qëndronte me grupin e tij parlamentar dhe të mos ia atribuonte përgjegjësinë askujt tjetër.

Megjithatë, sipas tij, kjo tashmë është dytësore, pasi, siç është shprehur, “dje Kosova fitoi”.

“Dy partitë e para, përkundër krejt dallimeve mes tyre, bashkëpunuan. E gjetën një zgjidhje dhe institucioni mbeti. Kjo është më e madhe se unë. Më e madhe se një deputet, një votë apo një parti”, ka shkruar Sadiku.

Në reagimin e tij, deputeti i LDK-së i është drejtuar edhe presidentes Justina Shiroka-Pulës, duke i uruar detyrën dhe duke i bërë thirrje që të përfaqësojë të gjithë qytetarët.

“Prej dje nuk je Presidente e asnjë partie. Je Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sadiku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike, veçanërisht të luftës së UÇK-së, viktimave dhe familjeve që, sipas tij, ende presin drejtësi.

Ai ka bërë thirrje që vëmendja të jetë e orientuar edhe nga e ardhmja.

“Historinë duhet me e mbajtë mend. Por nuk mundemi me jetu vetëm në të. Historia na tregon prej nga vijmë. Vizioni përcakton ku shkojmë”, ka shkruar Sadiku.

“Republika mbetet”.

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike, por Kosova fitoi | Momenti