Rrahje e përgjakshme mes dy grupeve të miturish në Gjilan, njëri në gjendje të rëndë në QKUK – nëntë të përfshirë, tre në arrati

Një përleshje e rëndë mes dy grupeve të miturish në Gjilan ka përfunduar me dy të lënduar, njëri prej të cilëve është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, por stabile. Hetimet kanë zbuluar se në rrahjen ku janë përdorur mjete të mprehta dyshohet se kanë marrë pjesë nëntë të mitur, ndërsa tre prej tyre ende po kërkohen nga Policia, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 10:20, në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, në afërsi të një kafeterie.

Fillimisht, Policia ishte njoftuar për një person të lënduar, por pas daljes së njësive policore dhe zhvillimit të hetimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një përleshje mes dy grupeve të miturish.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, si pasojë e të cilave dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet L.U., pas ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Gjendja e tij është përshkruar si e rëndë, por stabile.

I mituri tjetër i lënduar është liruar pas trajtimit mjekësor.

Hetimet kanë zbuluar se në përleshje dyshohet se janë përfshirë gjithsej nëntë të mitur.

Dy prej tyre janë arrestuar dhe, me vendim të Prokurorisë, janë ndaluar për 24 orë. Tre të dyshuar të tjerë janë identifikuar, por ende nuk janë lokalizuar, ndërsa identiteti i dy personave të tjerë të dyshuar mbetet i panjohur.

Njësitë hetimore po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në përleshje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Rrahje e përgjakshme mes dy grupeve të miturish në Gjilan, njëri në gjendje të rëndë në QKUK – nëntë të përfshirë, tre në arrati | Momenti