Rama: Po vazhdojmë ta pastrojmë kryeqytetin, 72 milionë euro për kamionë dhe kontejnerë u bllokuan nga niveli qendror

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Komuna po vazhdon punën për pastrimin e kryeqytetit, pavarësisht, siç tha ai, pengesave dhe bllokimeve nga niveli qendror.

Sponsor 3M Express

Duke folur para mediave, Rama tha se 72 milionë euro të dedikuara për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve, me qëllim të zgjidhjes së problemit të mbeturinave në kryeqytet dhe në rajon, janë bllokuar.

“E dini që 72 milionë që kanë qenë të dedikuar që të blejmë më shumë se 100 kamionë dhe më shumë se 10 mijë kontejnerë që të zgjidhim problemin me mbeturina jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për regjionin”, deklaroi Rama, raporton Telegrafi.

Ai ia atribuoi këtë bllokim Qeverisë së Kosovës, duke përmendur në veçanti ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

“Ky proces është bllokuar nga niveli qendror, pikërisht nga Hekuran Murati, si dhe shumë projekte të tjera, pasi Qeveria i përdor mekanizmat e vet për të bllokuar çdo projekt”, u shpreh Rama.

Kryetari i Prishtinës tha se, pavarësisht këtyre pengesave, komuna ka gjetur mënyra për të vazhduar pastrimin e qytetit.

Ai bëri të ditur se aktualisht, përmes bashkëpunimit me sektorin privat, janë siguruar 12 kamionë, të cilët, së bashku me kamionët e tjerë të përmendur prej tij, e çojnë numrin e përgjithshëm në 14.

“Ne i kemi tejkaluar sfidat dhe do t’i kalojmë gjithmonë. Tash me sektorin privat i kemi 12 kamionë, ku në total bëhen 14 kamionë, andaj pastrimi i kryeqytetit do të bëhet, do ta shohin edhe qytetarët”, tha Rama.

Ai theksoi se Komuna do të vazhdojë angazhimin për pastrimin e kryeqytetit, ndërsa qytetarët do të mund ta shohin këtë në terren.

Pretendimet e Ramës për bllokimin e mjeteve nga niveli qendror janë deklarata të tij dhe kërkojnë përgjigje nga Ministria e Financave për të pasqyruar edhe qëndrimin e palës tjetër. /Telegrafi/

div style=”position: relative; overflow: hidden; padding-bottom: 177.78%”>

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Rama: Po vazhdojmë ta pastrojmë kryeqytetin, 72 milionë euro për kamionë dhe kontejnerë u bllokuan nga niveli qendror | Momenti