Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke e cilësuar situatën aktuale si një eksperiment social dhe politik, ku në qendër është Lista Studentore dhe mënyra e përzgjedhjes së përfaqësuesve të ardhshëm në parlament dhe qeveri.

Sponsor 3M Express

Gjatë një takimi në Dublin, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama u shpreh se është ende herët për të nxjerrë përfundime optimiste mbi ndryshimet politike në Serbi.

Rama theksoi se, për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën dhe qëndrimit ndaj sanksioneve kundër Rusisë, nuk vërehen sinjale për një ndryshim të qasjes së Beogradit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me Listën Studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri. Për sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën, apo sanksioneve kundër Rusisë”.

“Është interesante, por është shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis”, deklaroi Rama.

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin | Momenti