Këngëtari Labinot Rexha ka thënë se është penduar për fjalët që ia kishte thënë Elijonës, në kohën sa ishin banorë të Big Brother VIP Kosova.

Labi tha se ka bërë gabime, por i ka rënë pishman.
“Nuk mund të flasësh për një jetime brenda..unë kam bërë disa gabime, që nuk përsëriten. Jam pendu, patjetër që jam pendu. Aty është presioni i madh, del nga vetja…”, u shpreh ish-banori i BBVK në Big Cast në Klan Kosova, teksa fliste për edicionin e pestë.




