Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë ndaj eprorit: Zyrtari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori

Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë ndaj eprorit: Zyrtari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori

Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë ndaj eprorit: Zyrtari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori

Ministria e Ekonomisë ka konfirmuar se në objektin e saj ka ndodhur një incident i rëndë, gjatë të cilit një zyrtar dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri një koleg të tij, i cili është eprori i tij i drejtpërdrejtë.

Sponsor 3M Express

Për rastin, i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ka raportuar edhe Gazeta Sinjali, duke mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Sami Shaqiri, zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë.

Sinjali raportoi se Shaqiri dyshohet se ka kërcënuar me armë djalin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa arrestimin e tij për Gazetën Sinjali e kishte konfirmuar vetë ish-deputetja.

Në reagimin zyrtar, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe se zyrtari i dyshuar është arrestuar pas veprimeve të ndërmarra nga organet kompetente.

Sipas Ministrisë, zyrtarët që kanë qenë dëshmitarë dhe personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente.

Tutje, Ministria ka zbuluar se zyrtari i dyshuar ishte subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator, për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës.

Ndërkaq, sipas informacioneve të raportuara më herët nga Sinjali, incidenti dyshohet se kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një komision disiplinor.

Mosmarrëveshja thuhet se kishte filluar pasi djali i ish-deputetes kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.

Para incidentit, Shaqiri dyshohet se i kishte kërkuar përmes postës elektronike plotësimin e një formulari, ndërsa Bujupi i ishte përgjigjur që formularin ta plotësonte vetë dhe më pas t’ia sillte për nënshkrim.

Situata dyshohet se kishte eskaluar kur Shaqiri e kishte ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e kishte kërcënuar me armë.

Në reagimin e saj, Ministria e Ekonomisë e ka cilësuar rastin si tejet serioz dhe të papranueshëm, duke theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet që janë në kompetencën e saj për trajtimin institucional të rastit.

Ministria ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente dhe se nuk do të komentojë më tej rrethanat e incidentit deri në pranimin e raportit zyrtar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ministria e Ekonomisë: Zyrtari kërcënoi me armë eprorin e tij, arrestohet

Ministria e Ekonomisë: Zyrtari kërcënoi me armë eprorin e tij, arrestohet

Lista Studentore e Serbisë premton dyfishimin e buxhetit ushtarak në 5 për qind

Lista Studentore e Serbisë premton dyfishimin e buxhetit ushtarak në 5 për qind

Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother