Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.
Në njoftim thuhet se presidentja ka vlerësuar kontributin e Italisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Burimi: RTKLive




