Pesë të vrarë në sulmin në zemër të Krakovit, reagon presidenti polak

Pesë të vrarë në sulmin në zemër të Krakovit, reagon presidenti polak

Pesë të vrarë në sulmin në zemër të Krakovit, reagon presidenti polak

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka reaguar pas sulmit me armë në sheshin kryesor të Krakovit, ku u vranë pesë persona dhe u plagosën më shumë se dhjetë të tjerë.

Sponsor 3M Express

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet për ngjarjet tragjike”, deklaroi Nawrocki.

“Mendimet e mia janë me viktimat, të prekurit dhe familjet e tyre”, shtoi ai.

“Mbetem në kontakt me autoritetet përkatëse dhe pres një zbardhje të plotë të rrethanave që lidhen me këto ngjarje dramatike. Kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare është rrugës për në Krakov. Siguria e popullit polak është prioritet absolut”, theksoi presidenti polak.

Sulmi ndodhi rreth orës 15:00 në Rynek Główny, në qendrën historike të Krakovit.

Sipas policisë, një burrë hyri me veturë në shesh dhe filloi të qëllonte ndaj kalimtarëve.

Pesë persona u vranë dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve ka edhe zyrtarë policorë.

Policia konfirmoi se sulmuesi u plagos gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit dhe më pas u arrestua. Ai është transportuar në spital.

Lexo edhe

Zelensky: Rusia shton sulmet përpara negociatave të pritshme në Abu Dabi

Zelensky: Rusia shton sulmet përpara negociatave të pritshme në Abu Dabi

Nivokazi në superformë, realizon dy gola të shpejtë ndaj Vaduzit –  gjurmë lë edhe Donat Rrudhani

Nivokazi në superformë, realizon dy gola të shpejtë ndaj Vaduzit – gjurmë lë edhe Donat Rrudhani

Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje

Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje