Lushaku-Sadriu kritikon mungesën e dorëheqjeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Sponsor 3M Express

Ajo ka vënë në pikëpyetje faktin se si, pas një rasti kaq të rëndë, nuk ka pasur dorëheqje nga zyrtarët përgjegjës.

Lushaku-Sadriu ka thënë se në sistemin institucional të Kosovës, posti publik po vlerësohet më shumë sesa jeta e njeriut.

“Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft për ta dhënë një dorëheqje. Dorëheqja dhe posti paska vlerë në sistemin tonë më shumë sesa një jetë njeriu”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar ndryshim të kësaj qasjeje, duke theksuar se përgjegjësia lidhet edhe me integritetin personal të personave që mbajnë pozita të larta institucionale.

“Ky relacion duhet të ndryshojë, sepse së pari ka të bëjë me integritetin personal të njerëzve që janë të pushtetshëm, atëherë kur njerëzit vdesin në sistemin tënd, në dorën e sistemit që ti udhëheq, në dorën e një sistemi që ti ke marrë merita në Veri e gjithkah tjetër, në fund nuk jep dorëheqje”, ka thënë Lushaku-Sadriu në “Info Magazine” të Klan Kosovws.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

Lushaku-Sadriu kritikon mungesën e dorëheqjeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft | Momenti