“Duke intensifikuar pikërisht në këtë moment sulmet kundër Ukrainës dhe infrastrukturës sonë, Rusia synon gjithashtu të krijojë terrenin për të ushtruar presion mbi qëndrimet e Ukrainës dhe të partnerëve të saj”, deklaroi Zelensky në një mesazh të publikuar në rrjetin social X.
Deklarata e presidentit ukrainas erdhi pas sulmeve të reja ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.

Presidemti Zelensky e konsideroi intensifikimin e bombardimeve si një përpjekje për të ndikuar në pozicionet negociuese të Kievit dhe të aleatëve të tij përpara takimit të pritshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burimi: RTKLive




