PDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes

PDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes

PDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate, PDK-ja ka thënë se me këto dy vendime Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat kjo parti kishte insistuar gjatë ditëve të fundit.

“Me vendimet e sotme, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar gjatë ditëve të fundit: miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratë.

Sipas PDK-së, këto vendime kanë shmangur një krizë të re institucionale dhe kanë mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

“Kosova ka nevojë për institucione stabile, funksionale dhe të përgjegjshme”, ka theksuar kjo parti.

PDK-ja ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Për institucione të tilla kanë nevojë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, në përpjekjen për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar deputetët që mbështetën ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Një falënderim të veçantë, PDK-ja ua ka adresuar edhe mijëra qytetarëve që, për disa net me radhë, protestuan në Prishtinë duke kërkuar miratimin e këtyre ndryshimeve.

“Zëri dhe këmbëngulja e tyre ishin pjesë e rëndësishme e këtij procesi”, thuhet në deklaratë.

Në fund, PDK-ja ka vlerësuar se pas vendimeve të sotme, Kosova i ka institucionet e saj të konstituuara dhe funksionale.

“Tani është koha për punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka përfunduar deklarata./Telegrafi.

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

PDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes | Momenti