Pacolli ka bërë të ditur se gjatë diskutimit ka prezantuar dy projekte kyçe të Qeverisë në sektorin e banimit: Banimin e Përballueshëm dhe Social dhe Banimin Social Adekuat.
“Këto projekte janë pjesë e angazhimit tonë për të krijuar mundësi më të drejta dhe më të mira banimi për qytetarët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, banimi nuk nënkupton vetëm ndërtimin e një shtëpie, por edhe krijimin e lagjeve dhe qyteteve ku qytetari është në qendër të planifikimit.
“Për ne, banimi nuk nënkupton vetëm ndërtimin e një shtëpie. Nënkupton krijimin e lagjeve dhe qyteteve ku njeriu është në qendër, ku planifikimi i mirë, hapësirat publike dhe cilësia e jetës janë pjesë e së njëjtës ide”, ka theksuar Pacolli.
Ajo ka njoftuar se gjatë këtij aktiviteti është nderuar edhe figura dhe kontributi i arkitektit dhe profesorit Bashkim Fehmiu, të cilit i është ndarë titulli Anëtar Nderi Post Mortem.
Burimi: RTKLive





