Gjatë qëndrimit në Big Brother, Adriani kishte shprehur pëlqim për Antonetën, por mes tyre nuk ishte krijuar një njohje më e thellë.

Ndërkohë, kjo e fundit, në dhomën e rrëfimeve, ishte shprehur se asnjëherë më parë nuk kishte përjetuar një pëlqim kaq të shpejtë për dikë.
Në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Adriani ka folur për këtë situate, duke thënë se për shkak të gjuhës, nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte thënë konkretisht Antoneta dhe, si pasojë, kishte vendosur të mbante njëfarë distance ndaj saj.
“Unë mendova, Antoneta këtu brenda po ish, ama po du me kon pak me distancë, se nuk ka shumë qejf këtu mu lidhë me dikënd. Normal, unë ia dhashë distancën, s’deshta tash si Akili nonstop përmas.”
Ai po ashtu tregoi se, në bisedat që kishte zhvilluar me Antonetën, ajo i kishte thënë se dëshironte që ky pëlqim të rridhte natyrshëm.
Adriani u zotua se për këtë njohje do ta presë jashtë shtëpisë.
Për më shumë, ndiqni linkun e mëposhtëm:





