Parlamenti Evropian diskuton dhe voton këtë javë për rezolutën për Vukovarin

Parlamenti Evropian diskuton dhe voton këtë javë për rezolutën për Vukovarin

Parlamenti Evropian diskuton dhe voton këtë javë për rezolutën për Vukovarin

Me rastin e 35-vjetorit të rënies dhe shkatërrimit të Vukovarit, në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, sot është paraparë të mbahet një debat kushtuar viktimave të Vukovarit, ndërsa të enjten do të votohet për një rezolutë të veçantë.

Tekstin e rezolutës e kanë propozuar bashkërisht, në emër të grupeve të tyre politike, eurodeputetët Karlo Ressler nga Partia Popullore Evropiane, Tonino Picula nga grupi i socialistëve, Stephen Nikola Bartulica nga Konservatorët Evropianë dhe Gordan Bosanac nga grupi i të Gjelbërve.

Sponsor 3M Express

Ressler ka thënë se qëllimi i rezolutës është që qëndresa e Vukovarit përballë agresorit shumë më të fuqishëm, lufta për liri dhe kujtesa historike për Luftën Atdhetare të bëhen pjesë e trashëgimisë më të gjerë kulturore dhe qytetëruese evropiane.

Sipas tij, Vukovari zë një vend të veçantë në historinë dhe identitetin kombëtar të Kroacisë, ndërsa 35-vjetori i pushtimit dhe shkatërrimit të qytetit është momenti i duhur që ai të marrë vendin e merituar edhe në kujtesën historike evropiane.

Projekt-rezoluta thekson rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike për Luftën Atdhetare, kujtimit dinjitoz për luftëtarët kroatë dhe civilët e vrarë, si dhe vazhdimit të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Më shumë se tri dekada pas përfundimit të luftës, shumë familje ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre, ndërsa ndjekja penale e krimeve të luftës dhe vendosja e drejtësisë për viktimat mbeten përgjegjësi e vazhdueshme.

Ressler ka bërë të ditur se të gjitha grupet parlamentare kroate, pavarësisht dallimeve partiake, e kanë mbështetur këtë nismë dhe kanë kontribuar në hartimin e tekstit të rezolutës.

Ai ka theksuar se kjo është rezoluta e parë kushtuar vuajtjeve të Vukovarit në nivel të një institucioni evropian apo ndërkombëtar.

Me miratimin e saj, Parlamenti Evropian për herë të parë do të shprehë një qëndrim të përbashkët për viktimat e Vukovarit, rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike dhe përgjegjësinë për krimet e luftës.

“Përkujtimi i Vukovarit i përket Kroacisë, por edhe të gjithë Evropës. Ai është një kujtesë e përhershme se ruajtja e paqes, lirisë dhe vlerave themelore evropiane kërkon vigjilencë, gatishmëri për sakrificë dhe guxim politik”, ka përfunduar Ressler, raporton HRT.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Qorrolli: Kosova dhe Belgjika, partneritet për një të ardhme të përbashkët evropiane

Qorrolli: Kosova dhe Belgjika, partneritet për një të ardhme të përbashkët evropiane

“E pres unë kur del jashtë”, Adriani me mesazh të fortë për Antonetën (VIDEO)

“E pres unë kur del jashtë”, Adriani me mesazh të fortë për Antonetën (VIDEO)

Tronditja pas lindjes – katër nga pesë nëna përjetojnë simptoma të ngjashme me PTSD-në

Tronditja pas lindjes – katër nga pesë nëna përjetojnë simptoma të ngjashme me PTSD-në

Parlamenti Evropian diskuton dhe voton këtë javë për rezolutën për Vukovarin | Momenti