Nga admirimi si fëmijë te bashkëlojtari i tij, Alvarez emocionon me mesazhin për Messin

Nga admirimi si fëmijë te bashkëlojtari i tij, Alvarez emocionon me mesazhin për Messin

Nga admirimi si fëmijë te bashkëlojtari i tij, Alvarez emocionon me mesazhin për Messin

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe i Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez, ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Lionel Messit me fanellën e kombëtares, në fitoren 3-0 ndaj Beninit.

Sponsor 3M Express

Alvarez i ka kushtuar një mesazh të veçantë legjendës argjentinase, duke kujtuar rrugëtimin e tij nga një fëmijë që e admironte Messin, deri te momenti kur pati mundësinë të bëhej bashkëlojtar me të dhe të ndajë momente të paharrueshme në fushë.

“Çfarë gëzimi të ndaj fushën dhe kaq shumë momente me ty”.

“Në fillim, të admiroja si fëmijë, ashtu si miliona argjentinas që u rritën duke ëndërruar të bëheshin futbollistë falë teje. Më pas pata fatin të të takoja, të bëhesha bashkëlojtari yt dhe të përjetoja momente që nuk do t’i harroj kurrë”.

“Faleminderit për gjithçka që na dhe, për mënyrën se si e përfaqësove vendin tonë dhe për trashëgiminë që na lë, e cila shkon shumë përtej futbollit. Do të na mungosh shumë me fanellën bardhekaltër”.

“Për mua, ti do të jesh gjithmonë më i madhi. Faleminderit për gjithçka, Leo”, ka shkruar Alvarez. /Telegrafi/

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Nga admirimi si fëmijë te bashkëlojtari i tij, Alvarez emocionon me mesazhin për Messin | Momenti