Në Athinë mijëra njerëz protestojnë kundër rritjes së qirave e krizës së banimit

Në Athinë mijëra njerëz protestojnë kundër rritjes së qirave e krizës së banimit

Në Athinë mijëra njerëz protestojnë kundër rritjes së qirave e krizës së banimit

Qindra persona dolën të mërkurën në rrugët e kryeqytetit grek, Athinë, për të protestuar kundër rritjes së qirave dhe thellimit të krizës së strehimit.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Klafthmonos, në qendër të qytetit, duke kërkuar banesa më të përballueshme dhe mbrojtje më të mirë për qiramarrësit.

Sponsor 3M Express

Sindikata, grupe studentore dhe organizata të shoqërisë civile iu bashkuan protestës në kryeqytetin grek, duke i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë masa efektive për të përballuar rritjen e vrullshme të kostove të banimit.

Më vonë, protestuesit marshuan drejt parlamentit, duke kërkuar qasje në banesa me çmime të përballueshme për të gjithë.

Demonstrata, e organizuar nga nisma “Strehim për të gjithë”, përfundoi në mënyrë paqësore, pa raportime për incidente, transmeton Anadolu.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë