NASA hap konkursin për astronautë të rinj, disa prej tyre mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë

NASA hap konkursin për astronautë të rinj, disa prej tyre mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë

NASA hap konkursin për astronautë të rinj, disa prej tyre mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë

NASA ka hapur procesin e rekrutimit për gjeneratën e ardhshme të astronautëve, duke ftuar qytetarët amerikanë që të aplikojnë deri më 3 dhjetor, para mesnatës sipas kohës lindore të SHBA-së, për mundësinë që një ditë të jetojnë dhe punojnë në Hënë.

Sponsor 3M Express

Sipas portalit zyrtar të aplikimit të agjencisë hapësinore, numri i vendeve të lira është i kufizuar. Paga vjetore për këtë pozitë është 164,395 dollarë, ndërsa kandidatët e përzgjedhur duhet të zhvendosen në Houston, ku do të punojnë në Qendrën Hapësinore Johnson.

Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët amerikanë që plotësojnë kriteret e përcaktuara arsimore dhe kanë përvojën e specializuar të kërkuar, transmeton Telegrafi.

Gjenerata e re e astronautëve po përzgjidhet në një kohë kur SHBA-ja synon të ndërtojë një bazë në Hënë dhe të realizojë misione me ekuipazh në sipërfaqen e saj.

Në prill, misioni Artemis II i NASA-s dërgoi katër astronautë përreth Hënës, duke vendosur rekord për distancën më të madhe që njerëzit kanë përshkuar ndonjëherë nga Toka.

“Personat që do të përzgjedhim mund të ecin në Hënë, të jetojnë dhe punojnë në bazën hënore, si dhe të ndihmojnë në zhvillimin e sistemeve dhe operacioneve që përfundimisht do t’i dërgojnë ekuipazhet drejt Marsit”, deklaroi administratori i NASA-s, Jared Isaacman.

Ai theksoi se këto misione do të kërkojnë përsosmëri teknike, gjykim të shëndoshë, aftësi për punë ekipore dhe guxim.

Kriteret arsimore

Sipas portalit të aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë njërin nga katër kriteret e mëposhtme arsimore:

– Të kenë diplomë masteri në një fushë të përshtatshme të inxhinierisë, shkencave biologjike, shkencave fizike, shkencave kompjuterike ose matematikës.

– Të kenë përfunduar dy vite akademike të studimeve doktorale në njërën nga këto fusha.

– Të kenë një diplomë të përshtatshme në mjekësi, si MD, ose kualifikim si asistent mjekësor apo infermier praktikues.

– Të kenë përfunduar një shkollë të njohur për pilotë testues deri në korrik të vitit 2027.

Përvoja profesionale e specializuar

Përveç arsimimit, kandidatët duhet të përzgjedhin fushën në të cilën kanë përvojën më të përshtatshme profesionale. NASA kërkon së paku tri vjet përvojë pune pas përfundimit të studimeve ose trajnimit për pilotim.

Kriteret ndryshojnë sipas specializimit:

– Pilotët: Duhet të kenë së paku 750 orë si pilot kryesor në avionë reaktivë me performancë të lartë, ose 1,500 orë fluturimi në avionë të tjerë me krahë fiksë, prej të cilave 750 në komandë. Për pilotët e helikopterëve kërkohen 1,000 orë fluturimi, përfshirë 300 orë në komandë. Orët e trajnimit fillestar dhe fluturimet me dronë nuk llogariten.

– Testimi i fluturimeve: Kërkohet përfundimi ose ndjekja e një shkolle për pilotë testues, me përfundim deri në korrik të vitit 2027, si dhe tri vjet përvojë përkatëse në testimin e fluturimeve.

– Mjekësia: Kërkohen të paktën tri vjet përvojë profesionale pas marrjes së diplomës mjekësore. NASA sqaron se në këtë përvojë llogariten edhe vitet e specializimit.

– Shkencat biologjike dhe mjekësore: Kërkohen së paku tri vjet përvojë në fushën përkatëse.

– Shkencat fizike: Kërkohen tri vjet përvojë pune të ndërlidhur me këtë fushë.

– Inxhinieria: Kërkohen tri vjet përvojë profesionale përkatëse.

– Operacionet: Kërkohen tri vjet përvojë në mjedise me rrezik të lartë, ku nevojiten vendimmarrje në kohë reale dhe bashkëpunim intensiv në ekip. NASA thekson se këto janë situata ku gabimet mund të shkaktojnë pasoja të pakthyeshme dhe rrezik fizik për personelin, misionet ose mjetet fluturuese.

Kushtet fizike dhe shëndetësore

Kandidatët duhet të kalojnë disa kontrolle, përfshirë ekzaminimet mjekësore dhe psikiatrike, ndërsa shikimi duhet të jetë i korrigjueshëm në nivelin 20/20 në secilin sy. Gjithashtu kërkohen kontrolli i të kaluarës dhe testimi për përdorimin e substancave narkotike.

NASA kërkon që kandidatët të jenë në gjendje të kryejnë aktivitete fizike nga mesatarisht të vështira deri te ato intensive, përfshirë ngritjen e peshave të rënda, përkuljen, zvarritjen dhe punën në kushte të pafavorshme atmosferike.

Ata duhet të jenë të gatshëm të punojnë në situata të rrezikshme, madje edhe kërcënuese për jetën, si dhe të jetojnë e punojnë për periudha të gjata në hapësira të largëta, të izoluara, të vogla ose të kufizuara. Pjesë e përzgjedhjes është edhe kalimi i një testi noti.

Një tjetër kusht është gatishmëria për t’u dërguar në misione hapësinore që mund të zgjasin 12 muaj ose më shumë, duke pranuar izolimin ekstrem, kushtet e kufizuara të jetesës dhe qëndrimin larg familjarëve e njerëzve të afërt. /Telegrafi/

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë