Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës

Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës

Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se po e bllokon nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë për projektin e modernizimit të shërbimeve të pastrimit në kryeqytet, i cili mbështetet nga Qeveria gjermane dhe Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).

Sponsor 3M Express

Përmes një, konferencë të jashtëzakonshme për media Musmurati ka thënë se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm institucional, përgatitjet e të cilit kanë nisur që nga maji i vitit 2023, me përfshirjen e Komunës së Prishtinës, Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, institucioneve të Kosovës dhe partnerëve gjermanë.

Sipas saj, projekti është planifikuar të realizohet në dy faza, me investime të konsiderueshme për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Faza e parë parasheh një grant prej 4.1 milionë eurosh nga Qeveria gjermane, si dhe një kredi të butë prej 20 milionë eurosh. Këto mjete janë planifikuar për blerjen e 100 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave, 10 mijë kontejnerëve dhe platformave për kontejnerë, me vlerë rreth një milion euro.

Ndërkaq, faza e dytë parasheh investime prej rreth 50 milionë eurosh, të cilat do të shërbenin për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve shtesë, si dhe krijimin e një qendre për riciklimin dhe kompostimin e mbeturinave.

Musmurati ka rikujtuar se në tetor të vitit 2023 ishte arritur marrëveshja fillestare për projektin, ndërsa kredia e butë prej 20 milionë eurosh parashihej të kishte maturitet 38-vjeçar, përfshirë gjashtë vjet periudhë mospagese.

Më 30 prill 2024 kishin nisur negociatat zyrtare ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe palës gjermane, ndërsa më 10 shtator 2024, sipas Musmuratit, Qeveria gjermane kishte miratuar projektin prej 24 milionë eurosh dhe fazën e dytë prej 54 milionë eurosh.

Më 26 shtator 2024 ishin dërguar draft-marrëveshjet për grantin dhe kredinë e butë, ndërsa më 18 dhjetor 2024 Qeveria e Kosovës kishte miratuar nisjen e marrëveshjes së kredisë me KfW dhe kompaninë “Pastrimi”. Vendimi përkatës, sipas saj, ishte nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, Musmurati thotë se deri në mars të vitit 2026 dokumentacioni kishte mbetur në pritje të finalizimit të marrëveshjes së kredisë nga Ministria e Financave.

Ajo ka bërë të ditur se personalisht është angazhuar për të afruar palët dhe për të përshpejtuar realizimin e projektit. Në këtë drejtim, KRM “Pastrimi” dhe KfW i kanë drejtuar një shkresë të përbashkët ministrit Hekuran Murati, duke kërkuar shqyrtimin e çështjes.

Sipas Musmuratit, edhe pas kësaj kërkese nuk është marrë përgjigje përfundimtare.

Ajo ka përmendur edhe takimet e zhvilluara më 24 dhe 25 qershor 2026 me përfaqësuesit e KfW-së dhe KRM “Pastrimi”, për të diskutuar vazhdimin e projektit. Megjithatë, sipas saj, marrëveshja ende nuk është nënshkruar.

Musmurati ka deklaruar se gjatë një takimi të realizuar me përfaqësues të Bankës Zhvillimore Gjermane është njoftuar se ministri Hekuran Murati ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë.

Ajo ka kërkuar nga Murati dhe Ministria e Financave të japin një sqarim publik për arsyet e mosnënshkrimit të marrëveshjes.

“Ne kërkojmë që të na shpjegohet arsyeja e këtij bllokimi, që për neve është e pakuptimtë”, ka deklaruar Musmurati.

Sipas saj, situata aktuale me mbeturinat në Prishtinë është serioze, ndërsa KRM “Pastrimi” operon me vetëm 12 kamionë funksionalë, kapacitet që, sipas saj, nuk është i mjaftueshëm për nevojat e kryeqytetit.

“Qytetarët po përballen me probleme serioze me mbeturinat. KRM ‘Pastrimi’ operon me 12 kamionë funksionalë, aspak afër asaj që na duhet për një menaxhim serioz”, ka thënë ajo.

Musmurati ka theksuar se projekti është përgatitur prej vitesh, ka mbështetjen financiare të Gjermanisë dhe është miratuar në nivel qeveritar, por ende nuk po mund të zbatohet për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes.

“Qytetarët e Prishtinës duhet ta dinë se kush po e bllokon pastrimin e kryeqytetit. Mund t’i kishim 100 kamionë shtesë, por gjithçka ka ngecur për shkak të bllokadave politike dhe inateve të Hekuran Muratit”, ka deklaruar Musmurati.

Ajo ka kërkuar që marrëveshja të nënshkruhet sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë procedurat për blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për menaxhimin e mbeturinave.

Deri më tani, në deklarimin e Musmuratit nuk është përfshirë një përgjigje nga ministri Hekuran Murati lidhur me arsyet e mosnënshkrimit të marrëveshjes. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kombëtarës

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kombëtarës

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës | Momenti