Mblidhet Kuvendi, në rend dite interpelanca me ministrin Vitia dhe gjendja me energjinë elektrike

Mblidhet Kuvendi, në rend dite interpelanca me ministrin Vitia dhe gjendja me energjinë elektrike

Mblidhet Kuvendi, në rend dite interpelanca me ministrin Vitia dhe gjendja me energjinë elektrike

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare sot duke filluar nga ora 10:00.

Sponsor 3M Express

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë gjithsej dhjetë pika, përfshirë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Propozim-Programin e Punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor 2026, si dhe çështje të tjera me interes publik, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e pikave të rëndësishme është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila, sipas kërkesës për interpelancë, kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Po ashtu, në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Suedisë për ekstradim, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale, si dhe traktatin për ndihmë juridike ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë