Materazzi rikthehet te goditja e famshme e Zidane: Vdekja e Jesus De Miguel më bëri ta falënderoja Zotin

Materazzi rikthehet te goditja e famshme e Zidane: Vdekja e Jesus De Miguel më bëri ta falënderoja Zotin

Materazzi rikthehet te goditja e famshme e Zidane: Vdekja e Jesus De Miguel më bëri ta falënderoja Zotin

Ish-mbrojtësi i Italisë, Marco Materazzi, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, në ditën e ndeshjes Itali – Francë, ka rikthyer në vëmendje incidentin e famshëm kur Zinedine Zidane e goditi me kokë në finalen e Kupës së Botës 2006.

Sponsor 3M Express

Në intervistë, Materazzi foli për goditjen e Zidane, takimin e tyre në Milano dhe mundësinë e një pajtimi publik mes tyre.

Disa ditë më parë, Zidane kishte deklaruar: “Nuk jam krenar për goditjen me kokë që i dhashë Materazzit, por nuk kam pendim”.

I pyetur nëse do të thoshte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e francezit, Materazzi u përgjigj se do ta pranonte se kishte gabuar.

“Sot do të thosha atë që do të duhej ta kisha thënë atë mbrëmje, para 20 vjetësh, ose të nesërmen: ‘Kam gabuar, por jam provokuar. Gjykoni vetë se çfarë ndodhi. Kërkoj falje’. Ai do të ishte dukur si një zotëri i vërtetë, ndërsa Materazzi si ‘idioti i zakonshëm’, ai që e kishte provokuar në mënyrën e tij. Do të kishte dalë më mirë nga kjo situatë, por secili i sheh gjërat ndryshe. Çështja me siguri do të kishte përfunduar aty”.

Ai shtoi se incidenti mund të ishte shmangur, duke theksuar se ndalimi i kundërshtarit për të mos shënuar është pjesë e lojës.

“Kjo mund të ishte shmangur, sepse nuk isha as i pari dhe as i fundit që e mbajta një kundërshtar për ta penguar të shënonte. Madje, po të isha trajner dhe të kisha një mbrojtës që me zgjuarsi e pengon kundërshtarin përballë tij të kërcejë, do t’i shtrëngoja dorën”.

I pyetur nëse Zidane ende e bart atë peshë emocionale, ish-mbrojtësi italian tha se nuk beson që francezi vazhdon të jetë i rënduar nga ajo ngjarje.

“Nuk besoj. Për këtë po flitet sërish sepse Italia po luan kundër Francës, por duke parë karrierën që ai ka pasur si trajner, mendoj se e ka lënë pas atë histori”.

Materazzi u pyet edhe nëse incidenti duket se e shqetëson më shumë Zidane sesa atë vetë. Në përgjigjen e tij, ai përmendi një ngjarje tragjike që e kishte bërë të reflektonte për pasojat që mund të kishte pasur goditja në finalen e vitit 2006.

“Jo edhe aq. Vdekja e Jesus De Miguelit më bëri ta falënderoja Zotin që nuk më kishte ndodhur asgjë. Në rastin e atij portieri po flitet për vrasje nga pakujdesia, për shkak të një incidenti gjatë lojës. Po sikur kjo të më kishte ndodhur mua?”.

Në fund, Materazzi foli edhe për arsyen pse Zidane vazhdon ta refuzojë idenë e një pajtimi “zyrtar” mes tyre.

“Unë nuk kam pasur kurrë problem me këtë. Ndoshta mënyra se si u largua nga futbolli ishte tepër dramatike që ai të kthehej pas. Edhe pse ‘dramatike’ nuk është fjala e duhur: nuk ishte provokimi im i parë, por as goditja e tij me kokë nuk ishte e para. Dhe kjo është përmendur shumë rrallë”, deklaroi Materazzi./Telegrafi/

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë