Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Po ia bart BE-së fajin për ngecjet e Kosovës

Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Po ia bart BE-së fajin për ngecjet e Kosovës

Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Po ia bart BE-së fajin për ngecjet e Kosovës

Deputetja e LDK-sw, Jehona Lushaku Sadriu ka kritikuar pushtetin për qasjen ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke e akuzuar se po përpiqet t’ia bartë Bashkimit Evropian përgjegjësinë për ngecjet në këtë proces.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku Sadriu ka thënë se gjatë seancës së djeshme parlamentare, e cila ishte thirrur për të kërkuar përgjegjësi për ngecjet në rrugën evropiane të Kosovës, përfaqësuesit e qeverisë e kishin orientuar kritikën drejt BE-së, në vend që të fokusoheshin te përmbushja e rekomandimeve.

Ajo ka kritikuar edhe kërkesën e përfaqësuesve të pushtetit që Bashkimi Evropian të kërkojë falje dhe të korrigjojë raportin për Kosovën.

“Është e turpshme deri ku ka arritur përpjekja për t’iu shmangur përgjegjësisë. Një pushtet që duhet t’i përmbushë rekomandimet, tash i kërkon llogari atij që na vlerëson”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Lushaku Sadriu ka shprehur shqetësimin për pasojat që, sipas saj, kjo qasje po i shkakton Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

“Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni”./Klankosova.tv

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë