Leximi i dytë për ndryshimin e Ligjit për Speciales shkon në Komision, Kuvendi e pret raportin

Leximi i dytë për ndryshimin e Ligjit për Speciales shkon në Komision, Kuvendi e pret raportin

Leximi i dytë për ndryshimin e Ligjit për Speciales shkon në Komision, Kuvendi e pret raportin

Shefja e Gp të LVV-së, Arbërie Nagavci, që në fillim të seancës, kërkoi që të votohet shmangia nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

“Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, kërkojmë shmangien nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kërkojmë që nga komisionet përkatëse të shqyrtohet tani menjëherë dhe të vazhdohet në lexim të dytë menjëherë pas raportit të komisionit”, tha Nagavci.

Propozimi i LVV-së kaloi me 89 vota pro.

Kryetarja e Kuvendit i ftoi anëtarët e Komisionit të shkojnë menjëherë në mbledhje dhe të kthehen menjëherë që t’ia paraqesin seancës raportet.

Ajo kërkoi nga deputetët që të kthehen menjëherë pasi “do të ketë seancë të jashtërzakonshme për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe për zgjedhjen e presidentit”.

“Qëndroi këtu ose këndej në Kuvend”, tha Haxhiu. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Hodhën vezë dhe sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Rama, kapen dy persona në Durrës

Hodhën vezë dhe sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Rama, kapen dy persona në Durrës

Sulmohen anije tregtare në Detin e Zi

Sulmohen anije tregtare në Detin e Zi

Forcat qeveritare të Jemenit tërhiqen nga zona pranë ngushticës Bab el-Mandeb

Forcat qeveritare të Jemenit tërhiqen nga zona pranë ngushticës Bab el-Mandeb

Leximi i dytë për ndryshimin e Ligjit për Speciales shkon në Komision, Kuvendi e pret raportin | Momenti