LEX | Sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it, Policisë dhe gazetarëve në Zveçan – Prokuroria Speciale ngre aktakuzë të re

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, të identifikuar me inicialet A.S., lidhur me sulmet e dhunshme të 29 majit 2023 në Zveçan, ku cak i sulmeve ishin pjesëtarët e KFOR-it, zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe gazetarët që po raportonin nga vendngjarja, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar të martën, më 10 nëntor 2026, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I pandehuri A.S. akuzohet për dy vepra penale: “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Rasti lidhet me ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, kur protestat kundër vendosjes së kryetarëve të rinj në objektet komunale në veri të Kosovës u përshkallëzuan në përleshje të dhunshme.

Gjatë këtyre ngjarjeve, protestuesit u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa sulme u regjistruan edhe ndaj zyrtarëve policorë dhe përfaqësuesve të mediave.

Përleshjet lanë të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it dhe shkaktuan reagime të shumta ndërkombëtare.

Në komunikatën e sotme, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë hollësi për veprimet konkrete që dyshohet se i ka ndërmarrë i akuzuari A.S. gjatë ngjarjeve të asaj dite.

Megjithatë, organi i akuzës ka theksuar se hetimet për sulmet e 29 majit vazhdojnë.

“Prokuroria Speciale do të ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit të 29 majit, ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Aktakuza e re është pjesë e procedurave penale që lidhen me dhunën e ushtruar në veri të Kosovës gjatë majit të vitit 2023.

Personi i akuzuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kombëtarës

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kombëtarës

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë