Lens shkarkon trajnerin Cahuzac pas humbjes së thellë nga Como

Lens shkarkon trajnerin Cahuzac pas humbjes së thellë nga Como

Lens shkarkon trajnerin Cahuzac pas humbjes së thellë nga Como

Lajmi është konfirmuar nga një burim pranë klubit francez për agjencinë e lajmeve AFP, duke vërtetuar raportimin e gazetës sportive “L’Equipe”.

Cahuzac, i cili ishte emëruar në krye të Lens më pak se dy muaj më parë, e ka paguar me vendin e punës humbjen turpëruese ndaj Como të mërkurën e kaluar, por edhe disfatën 2:1 nga Marseille në kampionat, të dielën, në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”.

Sponsor 3M Express

Pas ndeshjes me Marseille, trajneri kishte pranuar se skuadra po kalonte një periudhë të vështirë dhe se humbja nga Como kishte ndikuar ndjeshëm në gjendjen psikologjike të futbollistëve.

“Ndjejmë se jemi në një gjendje të keqe. Rezultati i së mërkurës ka lënë gjurmë. Kemi arritur të rimëkëmbemi disi, por kemi mjaft mangësi në skuadër dhe e ndiejmë se kemi humbur vetëbesimin”, kishte deklaruar Cahuzac.

Ish-kapiteni i Lens ishte emëruar në mesin e shtatorit, pas largimit të papritur të trajnerit gjerman Dino Toppmoller, i cili qëndroi vetëm katër xhiro në krye të skuadrës në Ligue 1.

Në nëntë ndeshje nën drejtimin e Cahuzac, Lens regjistroi vetëm tri fitore dhe pësoi gjashtë humbje në të gjitha garat. Në kampionatin francez, skuadra renditet në vendin e njëmbëdhjetë, ndërsa në Ligën e Kampionëve nuk arriti të marrë asnjë pikë. Përveç humbjes nga Como, Lens ishte mposhtur edhe nga Sporting Lisbona dhe Club Brugge.

Humbja 9:1 nga Como është njëra prej disfatave më të thella në historinë moderne të Ligës së Kampionëve.

Kryetari i klubit, Joseph Oughourlian, e kishte cilësuar të papranueshme humbjen para tifozëve vendas dhe kishte bërë të ditur se në muret e zhveshtores kishte vendosur mbishkrimin “Kurrë më”.

Sezonin e kaluar, nën drejtimin e Pierre Sage, i cili tashmë është trajner i Crystal Palace, Lens fitoi Kupën e Francës dhe përfundoi në vendin e dytë në kampionat, pas Paris Saint-Germain.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mazreku: Përvetësimi i mjeteve të klientit nga avokati, përbën vepër penale

Mazreku: Përvetësimi i mjeteve të klientit nga avokati, përbën vepër penale

Vrasja e kushëririt në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vite e gjashtë muaj burgim

Vrasja e kushëririt në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vite e gjashtë muaj burgim

Auditori gjen se Komuna e Prishtinës shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë për projekte jashtë destinimit

Auditori gjen se Komuna e Prishtinës shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë për projekte jashtë destinimit