Dy ushtarë në minutë: Rusia pëson humbje rekord trupash në një ditë – thotë Ukraina

Dy ushtarë në minutë: Rusia pëson humbje rekord trupash në një ditë – thotë Ukraina

Dy ushtarë në minutë: Rusia pëson humbje rekord trupash në një ditë – thotë Ukraina

Rusia ka pësuar numrin më të lartë të humbjeve të trupave në një ditë të vetme, sipas ushtrisë ukrainase.

Sponsor 3M Express

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi të hënën se, gjatë 24 orëve të fundit, humbjet ruse arritën në 2.980 trupa – një shifër që përfshin si të vrarët, ashtu edhe të plagosurit.

Të dyja palët janë të rezervuara lidhur me humbjet e tyre gjatë luftës; Moska nuk i ka përditësuar shifrat zyrtare që nga shtatori i vitit 2022, kur pranoi se kishte pësuar të paktën 6.000 humbje.

Megjithatë, shifrat e Ukrainës vijnë pas publikimit të të dhënave të qeverisë ruse – të cilat raportohet se janë siguruar përmes një sulmi kibernetik ndaj agjencisë statistikore “Rosstat” – sipas të cilave, deri në 450.000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

Këto pretendime të Ukrainës vijnë gjithashtu në prag të negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës – të udhëhequra nga SHBA-ja – të cilat nisin të martën në Abu Dabi.

“Newsweek” shkruan se i është drejtuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe agjencisë “Rosstat” për një koment.

Cili ishte rekordi i mëparshëm ditor i humbjeve ruse?

Në përditësimin e fundit mbi humbjet e trupave ruse, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës e shoqëroi njoftimin me titullin: “Çdo 29 sekonda – një pushtues më pak”.

Postimi në “Telegram” të hënën iu referua 2.980 ushtarëve të vrarë dhe të plagosur gjatë 24 orëve të fundit, duke theksuar se ky shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 2.500 humbjesh, të regjistruar më 2 nëntor.

“Kjo shifër është më e madhe se ekuipazhi i gjashtë njësive të anijes luftarake ‘Moskva’ dhe përfaqëson humbjet më të mëdha ditore për Federatën Ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë”, deklaroi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, duke iu referuar anijes luftarake që Ukraina e fundosi në Detin e Zi në prill të vitit 2022. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mazreku: Përvetësimi i mjeteve të klientit nga avokati, përbën vepër penale

Mazreku: Përvetësimi i mjeteve të klientit nga avokati, përbën vepër penale

Vrasja e kushëririt në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vite e gjashtë muaj burgim

Vrasja e kushëririt në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vite e gjashtë muaj burgim

Auditori gjen se Komuna e Prishtinës shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë për projekte jashtë destinimit

Auditori gjen se Komuna e Prishtinës shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë për projekte jashtë destinimit