Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Ajo ka konfirmuar se personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Burimi: RTKLive




