Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa Policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar sot rreth orës 16:40, pasi Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës e ka njoftuar Policinë se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të plagëve të dyshuara nga arma e zjarrit.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.
Në lidhje me rastin, një person është arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Deri më tani, Policia nuk ka dhënë detaje për rrethanat në të cilat ndodhi plagosja, apo për motivet e mundshme të incidentit.
Burimi: Insajderi




