Kurti për gazetën franceze: Agresioni rus po e ndryshon botën, Kosova kërkon mbështetje

Kurti për gazetën franceze: Agresioni rus po e ndryshon botën, Kosova kërkon mbështetje

Kurti për gazetën franceze: Agresioni rus po e ndryshon botën, Kosova kërkon mbështetje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se agresioni rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar situatën e sigurisë në botë, duke theksuar se Kosova ndihet e cenueshme përballë zhvillimeve ndërkombëtare. Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, ai ka folur edhe për integrimin evropian, raportet me Serbinë dhe nevojën për mbështetjen e Francës në projektet infrastrukturore dhe energjetike të Kosovës.

Sponsor 3M Express

“Agresioni rus kundër Ukrainës tregon se historia po rikthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë më parë në këtë shekull”, ka deklaruar Kurti në intervistën e realizuar më 10 nëntor.

Gazeta franceze, duke iu referuar vizitës së kryeministrit në Paris, shkruan se Kosova ndihet e ekspozuar ndaj ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, ndërsa e përshkruan Kurtin si të qetë gjatë bashkëbisedimit.

Gjatë vizitës treditore në Francë, Kurti ka marrë pjesë në Forumin e 9-të të Paqes dhe ka pasur në agjendë dy takime me presidentin francez, Emmanuel Macron. Sipas “Le Monde”, njëri takim ishte paraparë të mbahej në Pallatin Élysée mes dy liderëve, ndërsa tjetri me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.

Një nga çështjet për të cilat Prishtina po kërkon mbështetjen e Parisit është organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Në këtë kuadër, Kosova ka siguruar një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), e dedikuar për projektimin e fshatit ndërkombëtar të sportistëve.

Në artikull, “Le Monde” trajton edhe orientimin politik të Kurtit, i cili drejton Lëvizjen Vetëvendosje. Gazeta shkruan se ai herë përshkruhet si nacionalist e herë si sovranist, ndërsa synimin e tij kryesor e sheh në afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Pjesë e intervistës janë edhe marrëdhëniet me Serbinë, e cila vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas gazetës franceze, shkalla e autonomisë që Qeveria Kurti u ka dhënë serbëve të Kosovës, të cilët në artikull përbëjnë 6 për qind të popullsisë, mbetet një nga pikat kryesore të mospajtimeve me Beogradin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare për agjendën tuaj populiste”, Rama akuzon Qeverinë Kurti

“Mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare për agjendën tuaj populiste”, Rama akuzon Qeverinë Kurti

Blatter shpërthen ndaj Infantinos: Është diktator, duhet dërguar në spital psikiatrik

Blatter shpërthen ndaj Infantinos: Është diktator, duhet dërguar në spital psikiatrik

Rama takohet me Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)

Rama takohet me Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)