Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan për marrjen e detyrës.

Siç bën të ditur Presidenca, në takim u diskutua për qëndrueshmërinë e sektorit bankar, përfshirjen në SEPA dhe Kartonin e Gjelbër, si dhe modernizimin e sistemeve të pagesave.
Po ashtu, u diskutua për përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimin e qasjes në financa, veçanërisht për gratë ndërmarrëse.
Presidentja vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe respektimit të pavarësisë së Bankës Qendrore.





