Nga drejtimi i një kompanie me vlerë 4 mijë miliardë dollarë, te largimi mes një skandali që përfshin lidhje jashtëmartesore dhe dyshime për spiunazh kinez.

Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, kompanisë që e bashkëthemeloi 33 vjet më parë.
Largimi i tij u konfirmua zyrtarisht sot, ndërsa drejtoresha financiare Colette Kress është emëruar drejtoreshë ekzekutive e përkohshme.
Vendimi vjen pas raportimeve për lidhjen jashtëmartesore të Huang me biznesmenen Alice Huang, për të cilën shërbimet amerikane të inteligjencës dyshojnë se mund të ketë mbledhur informacione për Kinën.
Huang, 63 vjeç, kishte kërkuar falje publikisht për tradhtinë bashkëshortore, por ka mohuar se kishte komprometuar sigurinë kombëtare apo sekretet e Nvidia-s.
Ndërkohë, The New York Times raportoi edhe për një lidhje tjetër të dyshuar jashtëmartesore, këtë herë me Kimberly Powell, zëvendëspresidente e sektorit të kujdesit shëndetësor në Nvidia.
Bordi drejtues i kompanisë ka angazhuar një firmë ligjore për hetimin e dyshimeve që lidhen me inteligjencën e huaj.
Pretendimet për spiunazh mbeten të pakonfirmuara.
Largimi i Huang shënon fundin e një epoke për Nvidia-n, të cilën ai e shndërroi nga një kompani çipash në një gjigant teknologjik dhe një nga shtyllat kryesore të zhvillimit global të Al.
Dorëheqja e tij vjen në një periudhë kur Nvidia ka qenë në qendër të bumit të Al, me një rritje të jashtëzakonshme të vlerës së aksioneve që nga lansimi i ChatGPT në fund të vitit 2022. /Telegrafi/





