LEX | Shtetas i Gjermanisë, dyshohet për trafikim të armëve – një muaj paraburgim, Gjykata zbulon detaje për armatimin e sekuestruar

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit L.B.S., shtetas i Gjermanisë, i cili dyshohet për dy vepra penale që lidhen me armët dhe materiet plasëse, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, ku gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit.

Ajo që bie në sy në arsyetimin e Gjykatës është përgatitja paraprake e mjetit të transportit, sasia dhe lloji i armëve të sekuestruara, si dhe rrethanat në të cilat është zbuluar armatimi.

Sipas njoftimit zyrtar, L.B.S. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 2.

Gjykata: Ekziston rreziku i arratisjes dhe përsëritjes së veprës penale

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka theksuar se ekziston rrezik real që i pandehuri, nëse lihet në liri, t’i shmanget ndjekjes penale dhe të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë, duke marrë parasysh edhe faktin se është shtetas i Gjermanisë.

Po ashtu, sipas Gjykatës, ekziston rreziku që ai të pengojë zhvillimin normal të procedurës penale ose të përsërisë veprën penale.

Për këtë vlerësim, Gjykata është mbështetur veçanërisht në mënyrën e dyshuar të kryerjes së veprave, sasinë dhe llojin e armëve të sekuestruara, përgatitjen paraprake të mjetit të transportit dhe rrethanat konkrete të zbulimit të armatimit.

Gjykata ka konstatuar se, duke marrë parasysh natyrën dhe peshën e veprave penale, paraburgimi është masa e vetme adekuate për të garantuar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Jensen Huang dorëhiqet nga drejtimi i Nvidia-s pas pretendimeve për një aferë të dytë

Jensen Huang dorëhiqet nga drejtimi i Nvidia-s pas pretendimeve për një aferë të dytë

Aksion gueril në Shkup: Tavolinë me mish për deputetët, qepë për studentët

Aksion gueril në Shkup: Tavolinë me mish për deputetët, qepë për studentët

​“S’mund të pres deri në pafundësi”, Haxhiu shtynë seancën – kritikon deputetët

​“S’mund të pres deri në pafundësi”, Haxhiu shtynë seancën – kritikon deputetët