Dëshmitarë të shumtë kanë rrëfyer momentet e frikshme të shembjes së një ndërtese në Brooklyn të New Yorkut.

Njëra prej tyre, Kenneilia Reid, tha se kishte vërejtur pluhur në ajër teksa po kalonte pranë ndërtesës, por momenti që pa më pas e tronditi.
“Kur u ktheva, pashë të gjithë ndërtesën duke u shembur”, rrëfeu ajo për agjencinë e lajmeve AFP.
Ndërkaq, një dëshmitar tjetër, tregoi se çka pa pas rastit.
“Pashë katër persona që u nxorën, dy punëtorë ndërtimi dhe dy foshnja. Ata ishin dy muajsh”, deklaroi dëshmitari. /Klankosova.tv





