Kurti: Njohja e Kosovës, testi themelor për qeverinë e re në Serbi

Kurti: Njohja e Kosovës, testi themelor për qeverinë e re në Serbi

Kurti: Njohja e Kosovës, testi themelor për qeverinë e re në Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë në Radio France Internationale (RFI). Ai tha se pikërisht njohja e Kosovës do të jetë testi themelor për qeverinë e re në Serbi. Kurti tha se nëse Serbia është demokratike, ajo do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka folur për Republikën e Kosovës si rrëfim suksesi i dyfishtë, në njërën anë, i ndërhyrjes dhe ndihmës humanitare të faktorëve ndërkombëtarë para 27 vjetësh kur u çliruam dhe, së dyti, për shkak se demokracia dhe zhvillimi janë duke ecur së bashku.

Sponsor 3M Express

Kryeministri Kurti ndër të tjera tha se “në Ballkanin Perëndimor, jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sa i përket sundimit të ligjit dhe transparencës institucionale, ndërkaq kemi rritje të vazhdueshme ekonomike mbi 4% të Bruto Produktit Vendor”.

Po ashtu, gjatë intervistës, Kryeministri Kurti ka folur për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sikurse edhe anëtarësimin në NATO, si dhe për marrëdhëniet me Serbinë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mazreku: Përvetësimi i mjeteve të klientit nga avokati, përbën vepër penale

Mazreku: Përvetësimi i mjeteve të klientit nga avokati, përbën vepër penale

Vrasja e kushëririt në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vite e gjashtë muaj burgim

Vrasja e kushëririt në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vite e gjashtë muaj burgim

Auditori gjen se Komuna e Prishtinës shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë për projekte jashtë destinimit

Auditori gjen se Komuna e Prishtinës shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë për projekte jashtë destinimit