Kurti kërkon nga BE-ja hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

Kurti kërkon nga BE-ja hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

Kurti kërkon nga BE-ja hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

Duke prezantuar të arriturat e evidentuara në raport, në një konferencë për medie Kurti ka përmendur rritjen ekonomike prej 5.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, rritjen e të hyrave buxhetore për 8.3 për qind, si dhe përmirësimin e ambientit të biznesit dhe reduktimin e ekonomisë informale.

Ai ka theksuar se është rritur edhe punësimi dhe pjesëmarrja në tregun e punës, ndërsa skema “Superpuna”, sipas tij, ka dhënë rezultate shumë të mira. Kurti ka përmendur edhe zgjerimin e mbulimit me shtesa për fëmijë, rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe shtimin e numrit të inspektorëve të punës në 120.

Sponsor 3M Express

Në arsim, ai ka veçuar rritjen e regjistrimit të fëmijëve pesëvjeçarë në arsimin parafillor në 87 për qind, zgjerimin e arsimit dual në 16 profile dhe rritjen e buxhetit për kërkime shkencore për 85 për qind.

Kurti ka përmendur gjithashtu progresin në fushën e energjisë, mbrojtjen e mjedisit, tregtinë dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, përfshirë hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me EFTA-n.

Sa i përket procesit të integrimit evropian, Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, ndonëse, sipas tij, ka dëshmuar përkushtim ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Ai ka pranuar se bllokada institucionale e Kuvendit ka ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe në vonesat për ratifikimin e marrëveshjeve të Planit të Rritjes, si dhe për miratimin e disa ligjeve.

Kreu i Qeverisë ka bërë me dije se institucionet do të vazhdojnë me miratimin e ligjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë, punën, sigurinë në punë, prokurimin publik dhe fusha të tjera, duke i cilësuar ato të rëndësishme për përafrimin e Kosovës me standardet evropiane.

Në fund, Kurti ka përsëritur kërkesën që Bashkimi Evropian t’ia dorëzojë Kosovës sa më parë pyetësorin për statusin e vendit kandidat dhe të marrë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ai ka theksuar se reformat do të vazhdojnë, pasi, sipas tij, rruga drejt anëtarësimit në BE kalon përmes tyre.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë

Prokuroria në Prizren me aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë e Dragash

Prokuroria në Prizren me aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë e Dragash

“Kam me të shti me qajt” – Arlinda paralajmëron Bejtën (VIDEO)

“Kam me të shti me qajt” – Arlinda paralajmëron Bejtën (VIDEO)