Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime ndërkombëtare, një person është dërguar nga Kosova në Gjermani, ndërsa një tjetër është kthyer nga Italia në Kosovë, pasi të dy kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimet janë realizuar më 4 nëntor, në koordinim mes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive të tjera relevante dhe institucioneve të drejtësisë.

Personi me inicialet D.J., shtetas gjerman, është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, pasi kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale të trafikimit me narkotikë.

Ndërkaq, shtetasi i Kosovës me inicialet B.B. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së vendit për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Policia ka bërë të ditur se të dy personat ishin në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sipas njoftimit, këto ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e KE-së

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e KE-së

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen institucionale

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen institucionale